Takim me drejtoreshën e UNEP, Inger Andersen

01.06.2023

Sot patëm nderin të na vizitoj Drejtoresha ekzekutive e UNEP-it, Inger Andersen, ekipa e saj dhe përfaqësues të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Ndihmën që UNEP-i dha për procesin e shpalljes së një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar për vendin tonë nuk ka çmim.

Shprehim falemenderim të madh që programi për mjedisin jetësor e Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor që para 3 vitesh e dinte se për zonën e re të mbrojtur do të duhej mbështetje e vazhdueshme.

Me padurim e pritëm fillimin e këtij projekti të ri dhe pikërisht sot patëm rastin të bisedojmë për sfidat të cilat katër vitet e ardhshëme së bashku do t'i zgjedhim me UNEP-in, MMJPH dhe të gjitha palët lokale.

I.P.P.K. Mali Sharr ka qënë drejtpërdrejtë i përfshirë në dizajnimin e aktiviteteve të projekteve dhe kështu mbështetja që pritet do të orientohet në mbrojtjen e biodiversitetit, planifikimin hapësinor, menaxhimin me pyjet, kullotat dhe ujrat me theks të veçant përparimi i banorëve lokal nëpërmjet mbështetjes së formave ekologjike në turizëm.

Galeria