Наследство - 1 Инфо
Informata të përgjithshme
Trashëgimia kulturore në territorin e parkut i shton vlerë zonës së mbrojtur dhe mund të jetë bazë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të kontribuojë në zhvillimin e një brendi turistik. Në territorin e parkut, trashëgimia kulturore e paluajtshme dhe jomateriale është e pranishme në zonën e mbrojtur, ndërsa trashëgimia kulturore e luajtshme është e pranishme në zonat e banuara.
Trashëgimia e paluajtshme kulturore përbëhet kryesisht nga vende arkeologjike në formën e vendbanimeve dhe nekropoleve të lashtësisë apo periudhës mesjetare, si dhe nga tempujt apo vendet e kultit të krishterë dhe myslimanë. Në këtë kategori përfshihen edhe peisazhet kulturore, si kullotat malore. Në të gjithë fshatrat malore, një stil specifik arqiktekturor është i dukshëm, duke përdorur materiale tradicionale ndërtimi si guri, druri, bari dhe lumi.
Edhe pse ka një numër të madh të elementeve kulturore jomateriale në Parkun Kombëtar Mali Sharr, vetëm një trashëgimi kulturore jomateriale është regjistruar zyrtarisht – këndimi dypjesësh mashkullor nga zona e Pollogut të Poshtëm, i njohur si "glasoeçko".
Наследство - 3 Обичаи
Zakonet dhe traditat
Karnavalet ilire (Bozovcë) - Kjo festë tradicionale ka një histori 3 mijë vjeçare dhe daton në kohët më të vjetra ilire. Të trashëguar nga brezat e rinj, banorët e Bozovcës arritën ta ruajnë si traditë. Të veshur me tesha nga lëkura e deles, nga data 13 deri më 21 mars, ata besojnë se do të largojnë të këqijat dhe shpirtrat e këqij, në mënyrë që të jenë sa më larg fshatit dhe të mos dëmtojnë burimet e jetesës së banorëve të këtij fshati. Në të kaluarën njësoj kjo festë kremtohej edhe në fshatrat tjera nga viset kodrinore-malore të Sharrit, si në Lisec, Veshallë dhe Shipkovicë, por sot ky manifestim organizohet vetëm në Bozovcë. Karnavalet përfundojnë me një drekë të përbashkët dhe gatime tradicionale në Bozovcë.
Lojërat tradicionale popullore (Sellcë) - Banorët e fshatit Selcë kanë rikthyer traditën e vjetër të lojërave tradicionale që kanë qenë pjesë e jetës së fshatrave të Sharrit në të kaluarën.
Наследство - 4 Културни настани
Ngjarjet kulturore
Në territorin e parkut dhe më gjerë në rajon ka një histori të gjatë të një sërë festivalesh dhe ngjarjesh kulturore me pjesëmarrje lokale dhe rajonale. Secila nga komunat dhe pothuajse çdo fshat në rajon ka festivalet dhe ngjarjet e veta që lidhen me festat dhe traditat fetare.
Me karakter rajonal, aktivitetet më të rëndësishme që organizohen janë festivalet muzikore: Sharri këndon, manifestim ku prezantohet folklori nga vende të ndryshme ku jeton populli shqiptar, "Filigranët popullorë Tetovarë", "Ditët e Naimit - manifestim ndërkombëtar i poezisë; Konkursi ndërkombëtar i këndimit koral "Teho", festivali i muzikës për fëmijë "Bletëzat" dhe "Tetovski jabolçinja (Mollat e Tetovës)", "Panairi i librit" prezantimi i botimeve në gjuhën shqipe të shtëpive botuese nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Наследство - 5 Спортски настани
Ngjarjet sportive
Kupa e parë e Malit Sharr u mbajt në vitin 1947, duke e bërë atë garën më të vjetër ndërkombëtare të skijimit në rajonin e Ballkanit. Në vitin 1954 u bë pjesë e garave FIS B, ndërsa nga viti 1969 deri në 1986 ishte garë për Kupën Evropiane në ski. Për shkak të humbjes së statusit në vitin 1986, në vitin 1999 përsëri aplikoi për një garë për Kupën Evropiane.