Наследство - 3 Обичаи

Zakonet dhe traditat

Karnavalet ilire (Bozovcë) - Kjo festë tradicionale ka një histori 3 mijë vjeçare dhe daton në kohët më të vjetra ilire. Të trashëguar nga brezat e rinj, banorët e Bozovcës arritën ta ruajnë si traditë. Të veshur me tesha nga lëkura e deles, nga data 13 deri më 21 mars, ata besojnë se do të largojnë të këqijat dhe shpirtrat e këqij, në mënyrë që të jenë sa më larg fshatit dhe të mos dëmtojnë burimet e jetesës së banorëve të këtij fshati. Në të kaluarën njësoj kjo festë kremtohej edhe në fshatrat tjera nga viset kodrinore-malore të Sharrit, si në Lisec, Veshallë dhe Shipkovicë, por sot ky manifestim organizohet vetëm në Bozovcë. Karnavalet përfundojnë me një drekë të përbashkët dhe gatime tradicionale në Bozovcë.

Lojërat tradicionale popullore (Sellcë) - Banorët e fshatit Selcë kanë rikthyer traditën e vjetër të lojërave tradicionale që kanë qenë pjesë e jetës së fshatrave të Sharrit në të kaluarën.