Turizmi

Туризам - 1 Општи информации

Informata të përgjithshme

Turizmi është një sektor me potencialin më të madh për zhvillim ekonomik dhe për këtë arsye është shumë i rëndësishëm. Natyra e pasur, relievi dhe peisazhet specifike, të kombinuara me trashëgiminë kulturore, traditat dhe ngjarjet kulturore të organizuara në park, përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve. Mali i Sharrit është tashmë një destinacion popullor për një sërë aktivitetesh që praktikohen në të gjitha stinët. Ka ambiente për akomodim, si dhe ofrues të shërbimeve turistike, ndërsa vitet e fundit ka një trend të rritjes së numrit të vizitorëve.

Туризам - 2 Форми на туризам

Format e turizmit

Duke marrë parasysh vendndodhjen specifike dhe infrastrukturën ekzistuese, mund të përcaktojmë dy forma kryesore të turizmit brenda Parkut Kombëtar – turizmi masiv dhe turizmi alternativ. Turizmi masiv praktikohet kryesisht në brezin e mbrojtur, ndërsa format alternative të turizmit mund të praktikohen në të tre zonat e mbrojtura në të gjithë parkun.

Туризам - 3 Алтернативни форми

Turizmi alternativ

Vizioni afatgjatë në Parkun Kombëtar është mbështetja e të gjitha formave të turizmit që kanë një ndikim të ulët në mjedis, si dhe ruajtja e një ekuilibri midis turizmit masiv dhe atij alternativ. Format alternative të turizmit si aventura, rurale, turizmi i bazuar në natyrë, gjeoturizmi dhe shikimi i jetës së egër po bëhen gjithnjë e më të njohura. Mbështetja për zhvillimin e cilësdo prej formave alternative të turizmit do të jetë e dobishme për përmirësimin e mundësive të jetesës së popullatës vendase dhe do të ulë presionin nga turizmi nëpërmjet shpërndarjes së barabartë të tij në të gjithë territorin.