Informata të përgjithshme

Општи информации - 1 историјат

Historiku i parkut

Mali Sharr është masiv i madh malor i lartë që shtrihet në zonën kufitare ndërmjet Maqedonise së Veriut dhe Kosovës. Zona e Malit Sharr karakterizohet nga vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe paraqet një pikë të nxehtë evropiane të biodiversitetit. Pas pritjes disadekadëshe, më 30 Qershor 2021, Kuvendi i RMV-së shpalli park kombëtar një pjesë të Malit Sharr.

Општи информации - 2 општи

Të dhëna të përgjithshme

Sipars kritereve të IUCN, parku i përket një zone të mbrojtur të kategorisë II - Park Kombëtar, me më shumë se 75% të territorit nën një shkallë të lartë mbrojtjeje. Funksioni parësor i parkut është ruajtja e vlerave natyrore tashmë të krijuara dhe ka për detyrë të përmirësojë mirëqenien e banorëvë që jetojnë në park, si dhe të sigurojë përfitime ekonomike në shumë sektorë.

Parku mbulon një sipërfaqe prej 62,705 hektarë dhe është i pasur me pyje. kullota, liqene akullnajash, rrjedha ujore dhe gjeomorfologji të ndryshme. Rajoni dallohet me male të larta, majat e të cilave kalojnë lehtësisht 2,500 metra, ndërsa maja më e lartë është Titov Vrv e cila ndodhet 2,748 metra mbi nivelin e detit. Brenda kufijve të parkut gjenden 27 fshatëra me rreth 17,000 banorë, të ndara në shtatë komuna: Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, dhe në komunën e Mavrovës dhe Rostushës.

Brenda parkut ndodhet edhe qendra e skijimit Kodra e Diellit, e cila ka 3 teleferikë, disa skilift të vegjël dhe të mesëm dhe 20 kilometër pista skijimi. Në afërsi të qendrës së skijimit ka disa hotele, një numër të madh shtëpish pushimi për akomodim privat dhe disa restorante. Turizmi masiv është i pranishëm gjatë periudhës së dimrit. ndërsa gjatë gjithë vitit zhvillohen intensivisht lloje të ndryshme të turizmit alternativ.

Општи информации - 3 - зонирање

Zonimi i Parkut

Për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe promovimit të zhvillimit ekonomik, në park janë përcaktuar 4 zona:

  • Zona e e mbrojtjes së rreptë (26,56%) - paraqet një zonë me interes më të lartë të mbrojtjes, në radhë të parë me karakteristika origjinale dhe të pandryshuara të ekosistemeve. Në këtë zonë ndikimi i njeriut do duhet të reduktohet në minimum, prandaj edhe nuk lejohet asnjë lloj ndërhyrjeje. Zona e mbrojtjes së rreptë është e ndarë në 5 njësi: Luboten, Bistricë, Kobilicë, Leshnicë dhe Mazdraçë. 
  • Zona e menaxhimit aktiv (49.06%) - një zonë me interes të lartë për mbrojtje në të cilën nevojiten ndërhyrje të menaxhimit me qëllim të restaurimit dhe mirëmbajtjes, rivitalizimit ose rehabilitimit të habitateve, ekosistemeve dhe elementeve tjera të pejsazheve. Zona mbulon rajonet për kullotje tradicionale dhe ekosistemet e rëndësishme pyjore të Malit Sharr.
  • Zona e përdorimit të qëndrueshëm (22.02 %) - përfshinë objektet infrastrukturore, objektet e trashëgiisë kulturore, llojet e pyjeve që ndikohen nga aktivitetet e njerëzve dhe vendbanimet malore me tokën bujqësore përreth. Në këtë zonë lejohet përdorimi i burimeve natyrore në mënyrë që të mos kërcënohet mbijetesa e specieve dhe habitateve të tyre.
  • Brezi mbrojtës (2,37%) - i formuar rreth infrastrukturës ekzistuese të vendbanimit turistik Kodra e Diellit dhe zonës me potencial zhvillimor të qendrës së skijimit. Në brezin mbrojtës parashihen masa që do të kontrollojnë dhe reduktojnë efektin e aktiviteteve ekonomike në park.