Biodiversiteti

Биодиверзитет - 1 Флора

Flora

Aktualisht në Malin Sharr njihen 662 lloje diatomesh, 1260 lloje bimësh vaskulare, më shumë se 260 lloje myshku, 500 lloje këpurdhash dhe 160 likene. Pyjet që gjenden në park janë gjethëgjërë, halorë dhe të përzier. Rreth 75% e tyrë janë pyje të pastra, të përbëra nga një lloj peme, kryesisht nga ahu apo lisi. Krahas tyre gjenden edhe lloje të tjera si: bredh, gështenjë, rrapi malor, shkoza dhe lloje me rëndësi endemike dhe relike si pisha e maqedonisë, pisha e malit, rrapi i malit etj.

Биодиверзитет - 2 Фауна

Fauna

Mali Sharr është shtëpia e një shumëllojshmërie të madhe të jovertebrorëve dhe janë regjistruar 56 lloje molusqesh dhe afro 300 lloje akrepash, merimangash dhe gaforresh të rremë. Deri më tani njihen gjithsej 1847 lloje insektesh, nga të cilat më shumë se 900 lloje fluturash dhe 160 lloje amfibësh.

Në habitatet e ujërave të ëmbla janë konfirmuar 5 lloje peshqish, përfshirë troftën maqedonase dhe kaliforniane. Në këto habitate gjenden 11 lloje amfibësh dhe 17 lloje zvarranikësh. Kjo përfaqëson 78.5% të llojeve të amfibëve dhe 47% të llojeve të zvarranikëve nga numri i përgjithshëm i specieve në nivel kombëtar.

Ndër vertebrorët, grupi më i pasur i përfaqësuar nga numri më i madh i specieve është ai i shpendëve, të cilët përfaqësohen nga 128 lloje. Në mënyrë të veçantë janë të pranishëm shpendë të ndryshëm grabitqarë, përkatësisht: shqiponja e artë, shkaba e grifonit, shkaba egjiptiane, skifteri i petullës etj. Përfaqësohen gjithsej 51 lloje gjitarësh si ariu i murrmë, rrëqebulli euroaziatik (ballkanik), macja e egër, lundërza, derri i egër, dhia e egër, kaprolli, ujku, dhelpra e kuqe, baldosa dhe disa lloje marinash.

Биодиверзитет - 3 Хидрографија

Hidrografia

Zona e Malit Sharr karakterizohet nga më shumë se 100 burime dhe 20 pellgje lumenjsh, duke përfshirë rrjedhat kryesore ujore dhe degët e tyre, si dhe nga shumë liqene akullnajore. Pellgjet kryesore të lumenjve janë pellgjet e Dufskës, Vrutniçkës, Jelovjanskës, Kamenjskës, Uliveriçkës dhe lumi Shkumbin, dhe të gjithë derdhen në lumin Vardar. Liqenet më të mëdhaja akullnajorë janë Liqeni i Bozofcës, Liqeni i Bardhë, ai i Bogovinës, Karanikolës, Krivoshisë dhe Liqeni i Zi. Shumica e lumenjve zbresin në mënyrë të pjerrët dhe disa prej tyre (i Belovishtës, i Vratnicës, Krivoshisë, i Leshnicës dhe Bogovinës) formojnë ujëvara mbresëlënëse.

Tashmë në periudhën e viteve të shtatëdhjeta, lumenjtë e Malit Sharr përdoreshin për prodhimin e energjisë elektrike përmes sistemit të grumbullimit të ujit të quajtur "Ujërat e Sharrit". Ky sistem mbledh ujin nga një numër i madh lumenjsh dhe e transporton atë në rezervuarin e Mavrovës dhe në hidrocentralet Vrutok, Raven dhe Vërben. Kjo infrastrukturë siguron rreth 12% të energjisë elektrike në RV të Maqedonisë dhe në rast të ndërprerjes së plotë të energjisë elektrike, mund ta prodhojë atë vetëm në bazë të rrjedhës së ujit.

Биодиверзитет - 4 Геологија и геоморфологија

Gjeologjia dhe gjeomorfologjia

Relievi i malit Sharr është i larmishëm, kryesisht për shkak të diversitetit gjeologjik të tij. Malet karakterizohen nga një numër i madh majash me lartësi mbi 2000 metra. Relievi akullnajor dhe lumor ka krijuar një zonë të karakterizuar nga një dendësi e lartë luginash dhe grykash, lugina të shkurtëra të prera në gur gëlqeror, kuarcit dhe shkëmb granitoid. Struktura gjeologjike e malit Sharr dominohet nga shkëmbinj metamorfikë paleozoik me shkallë të ulët të rezistencës, gjë që ka ndikuar edhe në tiparet relievore të këtij mali. Në disa vende vërehen metamorfite (kuarcite, mermere) që shfaqen në vetë reliev (p.sh. Leshnicë). Diku tjetër ka dalje të shkëmbinjve granitoidë më të fortë. Shkëmbinjtë karbonatikë ndodhen në rreth 11% të sipërfaqes së malit dhe janë të prekur nga karstifikimi.

Për nga karakteristikat morfometrike, mali shtrihet në një gjatësi prej 75 km, në një lartësi midis 470 metra në Fushëgropën e Pollogut dhe 2747 metra në Majen e Titos, kryesisht në drejtimin verilindje-jug-jugperëndim-jug.

Një nga elementet kryesore morfologjike të Malit Sharr është relievi lumor i zhvilluar. Ka shumë lugina në formë të V-së të formuara nga një prerje vertikale intensive dhe ka gryka të shumta, disa me segmente të shkurtra kanioni të prera në shkëmbinj shumë të fortë (gëlqerorë, kuarcite, granitoidë). Disa lugina kanë karakter fluvio-glacial. Për shkak të diferencës së madhe në lartësi midis maleve deri në Fushëgropën e Pollogut, gjatësia e rënjes së lumenjve është e konsiderueshme, duke krijuar lumenj të karakterizuar nga pragje të shumta dhe ujëvara. Deri më tani janë regjistruar hyrjet në rreth 10 shpella dhe disa gropa, kryesisht në gëlqerorët e luginës së Shkumbinit.

Биодиверзитет - 5 Клима

Klima

Temperatura mesatare vjetore e ajrit në Kodrën e Diellit (1780 metra mbi nivelin e detit) është 4,8 °C, mesatarja maksimale dhe minimale janë 30,6 °C dhe -23,0 °C. Sasia mesatare e reshjeve në park gjatë vitit është rreth 700 mm, e cila në male arrin deri në 1250 mm.