Акција за чистење на Шара

22.05.2023

Dje klubet malore nga rajoni i Pollogut:

- Klubi malor "Teteks"-Tetovë - (Планинарски Клуб Тетекс - Тетово)

-Klubi malor "Jellak"-Tetovë (Планинарски клуб „Јелак“ - Тетово)

-Klubi Malor "Luboten"-Tetovë (П.К. "Љуботен" - Тетово)

-Klubi Malor"Argentus mount" Tetovë (Planinarski Klub ''Argentus mount '' Tetovo) dhe

Shoqata e bjeshkatarëve Syte E Sharrit edhe njëherë treguan se si duhet natyra me vepra.

Bashkërisht është pastruar shtegu prej f.Vejc deri te ujvarat dhe shtegu prej te guri nën Kobilicë deri në f.Vejcë.

Për të qëndruar Mali Sharr i bukur edhe për ato të cilët do t'a vizitojnë pas jush, ju rikujtojmë se me vete duhet t'i merrni edhe mbeturinat tuaja.

Falemenderim te të gjithë pjesëmarrësit, ndërkaq shpresojmë se ky shembull do t'i motivoj edhe klubet malore të qyteteve tjera.