Njoftim në lidhje me lëvizjet pa leje në pyje në teritorin e PK Mali Sharr

30.06.2025

Të nderuar vizitorë të Parkut Kombëtar Mali Sharr,

Ju njoftojmë se për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarret në pyje, PK Mali Sharr , sipas rekomandimit të Qeverisë së RMV-së dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vendos ndalim për lëvizje të pa evidenturar në pyjet në territorin që menaxhohet nga PK Mali Sharr.

Përjashtim nga kjo ndalesë kanë vetëm personat që jetojnë ose kanë prona në Sharr.

Si të lajmëroni vizitën tuaj në PK Mali Sharr?

Vizitorët lejohen të lëvizin në PK Mali Sharr vetëm me konfirmim që e marrin pas plotësimit të formularit elektronik për paraqitje.

Paraqitja bëhet përmes formularit në ueb-faqen e Parkut Kombëtar Mali Sharr ose në këtë link:

 https://www.sarmountain.org.mk/mk/evidenten-list-posetiteli

 Pagesa për hyrje me automjete motorike:

Si të paguani?

Përmes linkut:

https://services.sarmountain.org.mk

ose

Dërgoni SMS me kategorinë e automjetit dhe numrin e regjistrimit në 144-555

ose  skanoni QR kodin, zgjidhni kategorinë e automjetit dhe plotësoni të dhënat e kërkuara.

Shembull i SMS-it:

A TE5678ET (për veturë)

Kategoritë e automjeteve dhe çmimet:

 Motor dhe veturë – 150 den

 Furgon / minibus deri në 20 ulëse – 250 den

 Autobus dhe automjete të rënda – 450 den

 Për më shumë informata kontaktoni: 076 221 551

Këto tarifa vlejnë për të gjithë vizitorët që lëvizin me automjete nëpër rrugët e lejuara në parkun kombëtar.

 Pronarët e pronave private dhe personat juridikë të regjistruar në territorin e parkut janë të liruar nga kjo pagesë në zonat e tyre.

 Për të shmangur rreziqet nga zjarret, kërkojmë vëmendje maksimale!

Ndalohet ndezja e zjarrit në territorin e PK Mali Sharr!

 Në rast se vëreni zjarr ose rrezik tjetër për natyrën, ju lutemi lajmëroni menjëherë në 112.

 Personat fizikë që do të kapen duke lëvizur në pyje pa lajmërim do të ndëshkohen me gjoba sipas nenit 106 të Ligjit për pyje.

 Detyrimi për paraqitje nuk vlen për punonjësit e:

 Ministrisë së Punëve të Brendshme

 Ministrisë së Mbrojtjes

 Policisë Pyjore

 Qendrës për Menaxhim me Kriza

 Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

 Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti

 Personat që jetojnë ose kanë prona në Malin Sharr

 Personat që kanë marrë email konfirmues për paraqitjen e vizitës

#Ndalim #ZjarrNëPyje #Turizëm #Sharri #Siguri #TaksaTuristike

Me paraqitjen e vizitës suaj dhe dërgimin e porosisë SMS për hyrje me mjet motorik, ju kontribuoni drejtpërdrejt në mbrojtjen e natyrës së Malit Sharr dhe ndihmoni në ruajtjen e këtij thesari të veçantë natyror për gjeneratat e ardhshme. 

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë tuaj!