Услуги - 3 Габи

Mbledhja e bimëve të egra dhe këpurdhave

Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr gjenden së paku 51 lloje bimësh dhe një numër i madh kërpudhash që mund të mblidhen për qëllime komerciale, ndër llojet më të përdorura janë: boronica, çaji i Malit Sharr, dëllinja, gështenja, kantarioni i verdhë, trumza dhe dhelpra. 

Bimët dhe frutat e egra mblidhen për përdorim personal dhe për qëllime komerciale. Mbledhja për përdorim personal deri në 1 kg për person mund të bëhet pa leje në të 3 zonat mbrojtëse. Gjatë grumbullimit për qëllime komerciale është e detyrueshme leja e grumbullimit nga organi administrues dhe grumbullimi lejohet vetëm në zonën e përdorimit të qëndrueshëm dhe në zonën e menaxhimit aktiv.